Përfundoj me sukses kursi i parë për rrobaqepëse

26 vajza dhe gra nga Komuna e Sarajit me sukses mbaruan kursin e parë të rrobaqepësisë të organizuan nga Fondacioni Albiz në bashkëpunim me shtëpinë e modës Spens Kalina.

Eventi përmbyllës u realizua më 09.09.2017 në hapësirat e shkollës fillore Dituria- Saraj ku në mënyrë solemne u ndanë diplomat për përfundimin e suksesshëm të kursit si dhe para përfaqësuesve të kompanive donatore u prezantuan punimet e realizuara nga pjesëmarrëset në këtë kurs.

Kursi i rrobaqepësisë kishte për qëllim t’i aftësojë vajzat dhe gratë, me bazat e rrobaqepësisë, që ato të kenë qasje deri në tregun e punës apo të aftësohen për vetëpunësim. Kursi është realizuar gjatë 80 orëve mësimore, ku ato kishin mundësi të njoftohen me punën teorike si dhe atë praktike.

Fondacioni Albiz duke pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimin e grave si pjesë e ndjeshme e shoqërisë do të vazhdoj të realizojë kurse të llojeve  dhe niveleve të ndryshme me qëllim përmirësimin dhe avancimin e statusit ekonomik të familjeve tyre.